×
  • Lajme
  • Rajon

    Plani i detajuar i protestës masive të studentëve në Beograd që nis në 16:00

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 15:38

    Kryeqyteti i Serbisë sot është bllokuar nga mijëra studentë nga katër anët e Serbisë që janë grumbulluar aty, duke shënuar njëherit edhe një prej protestave më të madha anti-pushtet në Serbi.

    Studentët ndërkohë kanë bërë edhe një plan të detajuar të protestës, e cila është emëruar “15 për 15”, shkruan N1.

    Programi kryesor zhvillohet në Asamblenë Kombëtare dhe programi zyrtar do të fillojë në orën 16:00, me një program muzikor njëorësh.

    Në orën 17 janë caktuar fjalimet hyrëse, pas gjysmë ore më pas fjalimi “Nuk do të na shkelësh”, dhe në orën 17:40 do të shfaqet videoklipi “Urrejtje/Dashuri”.

    Programi vazhdon në orën 18:00 me performancën e korit, pas së cilës edukatorët do të mbajnë fjalimet e tyre në orën 18:30.

    Në orën 19:00 do të organizohet një moment heshtjeje për të vdekurit e tragjedisë në Novi Sad, ndërsa programi muzikor do të vazhdojë në orën 19:30.

    Në orën 20:00, organizatorët do të mbajnë një fjalim të titulluar “Fronti Social”, i ndjekur 15 minuta më vonë nga diçka e quajtur “Zhurma më e madhe në Serbi”.

    Fjala përfundimtare është planifikuar për në orën 21:00 dhe në orën 21:20 do të fillojë pastrimi i zonës, shoqëruar me një program muzikor.

    Programi shoqërues mbahet në katër pika ku qytetarët mblidhen gjatë gjithë ditës./Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!