×
  • Lajme
  • Rajon

    Raportohet për tensione në protestën kundër Vuçiqit në Serbi

    Reporteri
    15 Mars 2025 | 20:00

    Ajo që është ndoshta protesta më e madhe në historinë e Serbisë është duke u zhvilluar.

    Dhjetëra mijëra njerëz, pavarësisht shiut, pushtuan rrugët qendrore të Beogradit, duke marrë pjesë në protestën antiqeveritare “15 për 15”. në të cilën e gjithë Serbia ishte e ftuar nga lëvizja studentore, por shumë nuk mundën të mbërrinin në fillim të protestës në orën 16:00, sepse autoritetet penguan tubimin në disa mënyra.

    Turma u mblodh para Kuvendit të Serbisë, pranë të cilit që nga mëngjesi janë vendosur forca të shumta policore.

    Por së fundmi raportohet se situata është tensionuar.

    Fakulteti i Arteve, faqe që mbledh studentët e këtij fakulteti, njoftoi se mjete të ndryshme po fluturonin nga drejtimi i Parkut të Pionerit.

    “INFO ME E RËNDËSISHME: Nga drejtimi i Parkut të Pionierëve u hodhën shishe dhe gurë. Kjo protestë nuk është më protestë studentore. Sigurimi i ka hequr piketat. Kërkohet që të gjithë të largohen nga zona përreth Kuvendit”, shkruajtën ata.

    N1 raporton se është hedhur gaz lotsjellës dhe se zona përreth Parlamentit është braktisur./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!