Ka përfunduar ajo që po cilësohet si protesta më e madhe në historinë e Serbisë. Pas orës 19:00, studentët njoftuan se protesta e sotme nuk ishte më e tyre pasi shpërthyen disa incidente, si dhe u ndërpre edhe heshtja 15-minutëshe që u mbajt në sheshin Slavija për nderim të viktimave.
Nuk dihet ende se kush, si dhe pse i shkaktoi incidentet, pasi protesta masive, e cila mblodhi së bashku dhjetëra mijëra njerëz, hyri paqësisht në orën e katërt nga fillimi zyrtar në orën 16:00.
Studentët vendosën të tërhiqen. Në disa televizione u transmetua një video ku shiheshin disa persona duke goditur dhe shkelmuar një të ri që ra në asfalt dhe pak më pas mbërriti një ambulancë. Situata duket mjaft konfuze për momentin.
Vuçiq do t’i drejtohet kombit në orën 22:00. Ministria e Brendshme thotë se në protestë kanë marrë pjesë 107 mijë persona./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.