Tingulli që u dëgjua sonte gjatë 15 minutave të heshtjes gjatë protestës në Beograd, duke shkaktuar panik tek të mbledhurit, është një armë zanore ose “top zanor” në pronësi të sistemit të sigurisë së Serbisë, tha për N1, Aleksandar Radiq, një analist ushtarak. Nga MPB kanë thënë sonte se nuk kanë përdorur top zanor sepse është e ndaluar.
Çfarë është një top zanor? Është një armë jovdekjeprurëse që lëshon valë të forta zanore në një drejtim të caktuar dhe tek ata që preken mund të shkaktojë dhimbje koke, të përziera, çorientim dhe dëmtim të përhershëm të dëgjimit.
Një top zanor është një pajisje që përdor valë të forta zanore për të arritur efekte të caktuara, më së shpeshti për qëllime të kontrollit të turmës, parandalimit të shpendëve ose shkatërrimit të predhave.
Koju ste tehnologiju koristili i sta je bio cilj ove intervencije?
Pustite ton naglas i odgledajte do kraja.
Ovo je strasno‼️ pic.twitter.com/pMUtz3kvB2— Alef Pendule (@alef_pendule) March 15, 2025
Ekzistojnë disa lloje topash zanore dhe përdorimi i tyre varet nga frekuenca dhe vëllimi i zërit që prodhojnë.
Një prej tyre është një top zanor me frekuencë të lartë që përdoret për qëllime ushtarake dhe policore për kontrollin e trazirave, zmbrapsjen e sulmeve ose komunikimin në distanca të gjata. Ata lëshojnë valë zanore jashtëzakonisht të forta dhe të drejtuara që mund të shkaktojnë dhimbje, çorientim dhe humbje të përkohshme të dëgjimit tek njerëzit.
Përveç kësaj, ka topa akustikë për kontrollin e shpendëve, të cilët lëshojnë tinguj shpërthyes me frekuencë të ulët për t’i trembur zogjtë larg aeroporteve, fermave apo objekteve industriale, si dhe ato që prodhojnë tinguj me frekuencë të ulët që mund të shkaktojnë shqetësim, ankth dhe madje edhe efekte fizike si nauze te njerëzit. Pajisjet e tilla janë hulumtuar për qëllime ushtarake, por efektiviteti i tyre nuk është konfirmuar plotësisht.
Topat e zërit mund të shkaktojnë parehati, dhimbje veshi, çorientim, të përziera dhe marramendje, dhe ekspozimi i zgjatur mund të dëmtojë dëgjimin ose të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore./Reporteri.net/
Evo ga efekat LRAD zvučnog topa. pic.twitter.com/lsbRAYM2yU
— Eko Straža (@EkoStraza) March 15, 2025