Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut po i ndalon të gjithë personat që në çfarëdo mënyre kanë lidhje me organizimin e ngjarjes në diskotekën private në Koçan.
Ngjarja fatale ka ndodhur mbrëmë në orën 3 të mëngjesit, kur për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike ka rënë zjarr në diskotekën Pulse.
Ministri i Brendshëm sot përmes një konference për media bëri të ditur se numri i viktimave është 51.
Ai gjithashtu tha se janë mbi 100 persona të plagosur.