×
  • Raporto
  • Fokus

    Tragjedia në Koçan, Toshkovski: Tre të mitur janë në mesin e viktimave, kurse mbi 20 të mitur janë të lënduar

    Reporteri
    16 Mars 2025 | 16:31

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia në Koçan, ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi.

    “Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

    Sipas ministrit të brendshëm, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që 3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

    Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.

    Ai shtoi se në diskotekë ka pasur rreth 500 persona dhe se janë shitur 250 bileta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!