Ledri Vula ka reaguar menjëherë në lidhje me situatën e ndodhur në Big Brother mbrëmë, ku Jozefin Marku goditi Gjestin.

Reperi ka ndarë një foto të Gjestit, ku shihet me syrin e ënjtur, shkruan Kosovarja.

Ledri foton e Gjestit e ka shoqëruar me një kurorë, në një mënyrë simbolike që tregon mbështetje dhe urim për fitoren e këtij të fundit në Big Brother.

Reklamë

Ky incident ngjalli diskutime të mëdha në rrjetet sociale, ku fansat e Gjestit shprehën indinjatën e tyre ndaj veprimit të Jozefin. Shumë prej tyre kërkuan që ky incident të merret seriozisht dhe se nuk duhet toleruar dhuna në asnjë formë, qofshin ato edhe në kushte të provokuara.