Mbrëmja e eliminimit të Jozit nga shtëpia e famshme u kthye në një moment të papritur dhe dramatik, kur teksa po përshëndeste banorët, ajo goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar përtokë.
Incidenti i dhunshëm la të gjithë të shokuar, ndërsa Gjesti u detyrua të marrë ndihmë mjekësore jashtë shtëpisë.
Pas rikthimit të tij, atmosfera ndryshoi krejtësisht. Finalistët Rozana, Egli dhe Laerti e pritën me brohorima dhe përqafime.
Egli ishte e para që i doli përpara dhe e përqafoi me ngrohtësi, ndërsa Rozana brohoriti me entuziazëm: “Finalistët!” duke treguar se tashmë grupi ishte i plotë dhe Egli ishte e fundit që i bashkohej finales.
Interesant ishte fakti që Gjesti nuk e dinte për hyrjen e Eglit në finale, pasi ndodhej jashtë për trajtim mjekësor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.