×
  • Show Time
  • Show Time

    “E nguca, kupke prej inati”, Gjesti thotë se e provokoi Jozin para se ta godiste

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 15:45

    Gjysmëfinalja e spektaklit “Big Brother VIP Albania” u mbyll me një ngjarje të papritur dhe të tensionuar, pasi Jozi sulmoi fizikisht Gjestin menjëherë pas daljes nga shtëpia. Incidenti ndodhi jashtë ambienteve të spektaklit, ku Jozi i ra me grushta Gjestit, duke shkaktuar një situatë të paprecedentë që tronditi publikun dhe fansat e formatit.

    Menjëherë pas ngjarjes, Jozi u shoqërua nga forcat e policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa Gjesti mori ndihmën mjekësore jashtë shtëpisë dhe u rikthye disa minuta më pas.

    Pas përfundimit të spektaklit, Gjesti, duke biseduar në oborr me Eglin, e komentoi përplasjen fizike dhe e pranoi se kishte qenë ai që e kishte provokuar Jozin para se të ndodhte incidenti.

    “A ja pave fytyrën para se me dal. Kopke nga inati sepse unë e nguca. E nguca keq robtë. Ka thënë t’ia hi masi nuk kam mujtë me i ba tjetër send këtu në lojë”, u shpreh Gjesti, duke hedhur dritë mbi dinamikën që çoi në përshkallëzimin e situatës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!