Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u është drejtuar gazetarëve para vazhdimit të seancës konstituive, ku duke qeshur u ka kërkuar që të mos ua shikojnë telefonat.
“Ej, mos na i këqyrni telefonat, se…”, ka thënë Haradinaj.
Kërkesa e tij vjen pas mesazheve që u kapën nga kamerat në seancën e së martës.
Një nga mesazhet e kapura nga kamerat në Kuvendin e Kosovës, tregonin Elbert Krasniqin nga komuniteti egjiptian duke komunikuar me dikë me iniciale A.K. – iniciale të cilat korrespondojnë me ato të Albin Kurtit – rreth formimit të Qeverisë.
Aty mes tjerash ai kishte shkruar se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë”./Reporteri.net