×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Zgjedhja e kryeparlamentarit

    Bajrami: LDK-ja nuk bën marrëveshje politike me VV-në për kryeparlamentarin, i kanë edhe 14 parti tjera në dispozicion

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 10:51

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami pas dështimit  të përpjekjes së pestë për konsituimin e Kuvendit, tha se duhet marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ka potencuar se LDK-ja nuk bëhet pjesë e kësaj marrëveshje.

    Ajo ka thënë se ka parti tjera që kanë shprehur gatishmëri dhe është përgjegjësi e VV-së që të krijojë shumicën e nevojshme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Ne e kemi thënë që nuk jemi të gatshëm të kemi marrëveshje politike. Kryetari i Kuvendit zgjidhet edhe me marrëveshje politike. Ne e kemi thënë se për LDK-në asnjë kandidat i VV-së nuk është i pranueshëm.

    E kemi potencu se Dehari nuk ka asnjë autorizim të thërrasë takime konsultative. Ne s’kemi qenë. E kemi deklaruar votën tonë. Nuk jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje politike, nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromise me VV-në dhe për këtë arsye nuk kemi pse të marrim pjesë në takim.

    VV-ja e ka përgjegjësinë për të krijuar shumicën dhe s’po mund ta bëjë. Janë 15 parti parlamentare. Ne nga fillimi kemi thënë se nuk jemi të gatshëm për marrëveshje politike dhe kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet me parti politike. Janë edhe 14 parti tjera. është paaftësi e VV-së që nuk po mund ta bëjnë shumicën. Nëse VV-ja ka marrëveshje politike me partitë tjera, ato i marrin votat e atyre grupeve. Ne nuk kemi votë as për partnerët e koalicionit të VV-së”, tha Bajrami para mediave. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!