Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson të votohet sot kryekuvendari.
Ai thotë se ja kanë dhënë opsionin Vetëvendosjes për një kandidat unifikues, shkruan Reporteri.net.
“Ne ja kemi dhënë zgjidhjen për një kandidat unifikues”, tha ai.
Ai ka thënë se ka dëgjuar se ka përpjekje për të gjetur një kandidaturë unifikuese për kryetar të Kuvendit.
“Kam dëgju disa mundësi, ndoshta s’ka ardhë dita ende, por kam dëgju që do të ketë përpjekje për një kandidaturë unifikuese”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj shtoi se tentimi për votim të fshehtë është sa për të blerë kohë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.