×
  • Show Time
  • Show Time

    U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Apeli merr vendimin për Luizin

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 14:01

    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, e cila hodhi poshtë vendimin e Gjykatës së Fierit që e kishte dënuar me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

    Vendimi i sotëm u dha në Tiranë në orën 12:24 dhe përmbysi plotësisht atë që deri më tani konsiderohej një dënim penal ndaj Ejllit. Gjykata e Apelit pranoi ankesën e bërë nga avokatët Arbër Hoxha dhe Dritan Metani, duke e shpallur të pastër ligjërisht këngëtarin, por edhe Fatmir Avdurramanin, emri i të cilit lidhej me deklaratën noteriale në fjalë.

    Rasti kishte në thelb një deklaratë të hartuar në vitin 2015, kohë kur Ejlli, sipas dosjes, kishte përdorur ende vulën e noterit, ndonëse i ishte hequr e drejta për ta ushtruar këtë profesion. Dokumenti ishte paraqitur më pas në vitin 2022 në Prokurorinë e Lushnjës, për të justifikuar pasuri të dyshuara si të pajustifikuara.

    Në përfundim, Apeli rrëzoi akuzat për falsifikim të kryer në bashkëpunim dhe mbajti në fuqi vetëm vendimin për sekuestrimin e disa materialeve të përfshira në çështje.

    Për Luiz Ejllin, i cili prej kohësh është rikthyer në vëmendje përtej muzikës, ky vendim përfaqëson një kthesë të rëndësishme në raport me publikun dhe median. Në heshtje, por me qëndrueshmëri, ai e fitoi këtë betejë./Iconstyle

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!