×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre të arrestuar në Tiranë për fotografim të fletës së votimit

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 14:02

    Policia e Tiranës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për fotografimin e fletës së votimit, duke e çuar në 3 numrin e të ndaluarve për këtë vepër penale që nga hapja e qendrave të votimit.

    Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”.

    Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet, raporton A2Cnn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!