×
  • Lajme
  • Botë

    14 vjeçarja vdes pasi telefoni i shpërtheu nën jastëk gjatë natës

    Reporteri
    30 Shtator 2019 | 10:09

    Një nxënëse 14 vjeçare ka vdekur pas telefoni i saj shpërtheu nën jastëk ndërsa po flinte.


    Alua Asetkyzy Abzalbek shkoi në shtrat duke dëgjuar muzikë në shtëpinë e saj në Bastobe, Kazakistan.Mëngjesin tjetër, ajo u gjet e vdekur në mënyrë tragjike me telefonin që kishte shpërthyer pranë kokës së saj.

    Telefoni i mençur ishte i futur në një prizë elektrike.Ajo besohet të ketë pësuar lëndime të rënda në kokë dhe vdiq në vend gjatë shpërthimit.

    Ekspertët e mjekësisë ligjore konfirmuan më vonë se celulari shpërtheu në mëngjes herët pas mbinxehjes dhe ky ishte shkaku i vdekjes, thuhet në raportet lokale.

    Vdekja e saj u përshkrua si një “aksident tragjik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!