×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Votoi ministrin e Brendshëm dhe publikoi foto, arrestohet ish-efektivi i policisë

    Reporteri
    11 Maj 2025 | 17:42

    Renato Feri, ish-efektiv i Policisë Rrugore të Tiranës, është arrestuar këtë të dielë pasi fotografoi votën e tij dhe e publikoi në rrjetet sociale, një veprim i ndaluar nga ligji gjatë procesit zgjedhor.

    Në postimin e bërë në rrjete sociale, Feri shfaqet duke votuar për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

    Ai është një emër i njohur për strukturat e policisë, pasi në vitin 2023 ai u përjashtua nga radhët e uniformave blu pas një incidenti të bujshëm.

    Gjatë kohës që po lëvizte me motor si civil, ai refuzoi t’u bindet urdhrave për ndalim nga Forcat “Shqiponja”, duke shtuar shpejtësinë dhe duke ofenduar efektivët. Ngjarja ndodhi pranë Pallatit me Shigjeta në Tiranë.

    Pasi u shmang ndalimit, Feri u kap më vonë në autostradën Tiranë–Elbasan, pas një ndjekjeje të organizuar nga forcat policore./Euronews Albania

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!