Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditë më parë qëndroi në Brunei ku u prit me nderimet më të larta në këtë shtet.
Gjatë vizitës dhe darkës zyrtare Orkestra Mbretërore e Bruneit ka nderuar presidenten duke interpretuar muzikë shqipe.
Në një video të publikuar nga emisioni “#Gjesi” shihet teksa gjatë kësaj darke orkestra ka interpretuar instrumentalin e këngës ”Mos ma ndal” të Adelina Ismailit, duke sjell në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge ikonike të divës shqiptare.
Duket se orkestra mbretërore për pritjen e presidentes ka hulumtuar në kulturën dhe muzikën tonë duke zgjedhur kështu këngën e një figure që ka bërë revolucion në muzikën shqiptare, siç është Adelina Ismaili dhe natyrisht që përzgjedhjet që kanë bërë nuk mund të quhen të rastësishme.
Gjatë vizitës së Osmanit në Brunei dhe takimit me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah u nënshkrua marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.