×
  • Show Time
  • Show Time

    Dafina i bën ‘diss’ Elvanës

    Reporteri
    19 Maj 2025 | 22:09

    ‘Lumja toka’ është kënga më e re e Elvana Gjatës.

    Ajo erdhi me motive tradicionale shqiptare edhe në pjesën e imazhit, diçka që duket se nuk i ka kaluar Dafina Zeqirit pa e vënë re.

    Ajo, pa ndonjë arsye specifike (nuk është as përvjetor i këngës e as i postimeve) ka ndarë pamje nga klipi i saj “Million” ku shfaqet me veshje tradicionale dhe me një set-up që i ngjan goxha klipit të fundit të Elvanës.

    Dafina siç duket dëshiron ose që të tregojë se ka qenë e para me këtë trend, ose do ta vë në dukje që është Elvana ajo që po e kopjon.

    Në vitin 2022, Dafina pati folur për “pandemi tallavaje” në performancat live të këngëtarëve në estradë. Zhvillimi pati ardhur pak ditë pasi Elvana këndoi këngë të të tjerëve në skenën e SUnny Hill Festival. Atëbotë, Elvana pati çuar një mesazh me një story ku shprehej: “Mos u bë xheloze” duke dëshmuar rivalitetin në ajër mes dy vajzave./Prive By Liberta Spahiu

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!