×
  • Show Time
  • Show Time

    “Jo, jo” – momenti kur një fans tenton t’ia japë Gjestit kartelën e bankës

    Reporteri
    20 Maj 2025 | 7:53

    Gjesti gjatë një koncerti të fundit është përballur me një situatë të pazakontë që mori vëmendje të madhe.

    Teksa po performonte live përballë një publiku të madh, një grup fansash i ofruan atij – kartelën e bankës.

    Kjo skenë ndodhi në mes të performancës, ku një prej tyre zgjati kartelën në drejtim të artistit.

    Këngëtari pejan me të dëgjuar atë që i thanë reagoi menjëherë duke thënë: “Jo, jo”.

    Derisa e refuzoi, Gjesti me mikrofon i falënderoi, duke vazhduar më pas me performancën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!