×
  • Lajme
  • Lajme / Flet kreu i AAK-së

    Haradinaj kur pyetet nëse e voton Fatmir Limajn për kryetar Kuvendi: E shkuar, e harruar

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 11:17

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur pas dështimit të seancës konstituive, ka thënë se nuk di si do t’i vije fundi gjendjes aktuale ku nuk po arrinë të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

    Ai ka lënë të kuptohet se AAK-ja do të mund ta votone për kryetar Kuvendi, ish-kryeparlamentarin Glauk Konjufca, apo Shqipe Selimin e Saranda Bogujevcin.

    Por, kur është pyetur nëse do të votonin për Fatmir Limajn nëse propozohet nga VV si kandidat për kryetar Kuvendi, nuk ka dashur të flasë, duke thënë se është e ‘shkuar e harruar’.

    “Nuk kam koment, edhe në një prononcim në media (e kam thënë) e shkuar e harruar. Gati se nuk ekziston emri i tij as për diskutime, as për tema të tilla. Kemi përmend tre emra, zotin Konjufca dhe dy zonja, nëse ndonjëri është kandidat e votojmë”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka thënë tutje se situata aktuale sjell pasoja të mëdha për vendin.

    “Nuk është vetëm keqpërdorim i një situate kjo, por janë të rrezikuar shumë vende të punës në prodhim, që i bjen do të dëmtohen konsumatorët, paratë do të eksportohen, pasojat do të jenë shumë më të mëdha në vend. Kjo është një temë, por duke mos pasur parlamentin e konstituar, duke mos votuar ligje, duke mos ecur procesi, do të jetë shumë problem”, ka thënë ai.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!