Ushtria izraelite njoftoi se edhe në këto orë sulmet ndaj objektivave në Iran janë duke vazhduar.

Ndërkohë, sipas Reuters  disa raketa janë parë mbi Jerusalem, ku banorët janë udhëzuar të qëndrojnë afër strehimoreve.

Ushtria izraelite tha se identifikoi raketa të lëshuara nga Irani të shtunën dhe sistemet po vepronin për t’i kapur ato.

Reklamë

Sirena janë dëgjuar edhe në Aman, kryeqytetin e Jordanisë. Jordania tani ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, raporton BBC.