Kryeministri izraelit Benjamin Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu says “we are on the way to achieving victory”.
ka deklaruar se “jemi në rrugën drejt arritjes së fitores”, gjatë një vizite në një bazë ajrore izraelite, ku përsëriti pretendimin se Izraeli “kontrollon qiellin mbi Teheran”.
“Jemi në rrugën drejt përmbushjes së dy qëllimeve tona: eliminimit të kërcënimit bërthamor dhe eliminimit të kërcënimit me raketa,” tha Netanyahu.
Ai theksoi gjithashtu dallimin mes sulmeve izraelite dhe atyre iraniane, duke thënë se objektivat e Izraelit janë objektiva ushtarakë, ndërsa sipas tij, Irani synon civilët.
“U themi qytetarëve të Teheranit: ‘Evakuohuni’ – dhe ne veprojmë,” deklaroi ai.
Në fund të fjalës së tij, Netanyahu falënderoi personelin e bazës ajrore dhe shtoi: “Me ndihmën e Zotit – do të veprojmë dhe do të kemi sukses, dhe do të vazhdojmë deri në fitore.”
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.