×
  • Lajme
  • Botë

    Izraeli bombardon në transmetim LIVE televizionin shtetëror iranian

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 17:46

    Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit, kompleksi i studios së kanalit shtetëror “IRINN” u godit nga Izraeli të hënën.

    Një shpërthim i fuqishëm dëgjohet, ndërsa një prezantuese po transmetonte drejtpërdrejt në ekran.

    Ushtria izraelite gjatë ditës lëshoi një “paralajmërim urgjent” për evakuim të menjëhershëm të një zone të gjerë të qytetit – gjë që pritet të përkeqësojë edhe më shumë situatën në rrugët e Teheranit.

    “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) do të veprojnë në orët në vijim në këtë zonë, ashtu siç kanë vepruar gjatë ditëve të fundit në gjithë Teheranin, për të goditur infrastrukturën ushtarake të regjimit iranian,” kishte shkruar në “X”, zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!