Ministria e Arsimit në Iran ka vendosur që shkollat të shërbejnë si strehimore për qytetarët gjatë sulmeve ajrore izraelite, sipas raporteve të mediave gjysmëzyrtare, përcjell Reporteri.net.
Agjencia ISNA citoi ministrin e Arsimit, Alireza Kazemi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë në përgatitjen e shkollave që të funksionojnë si baza emergjente. Ai theksoi se shumica e shkollave janë tashmë të pajisura me ujë, energji elektrike, gaz dhe pajisje të nevojshme.
Përshkallëzimi vdekjeprurës i konfliktit mes Iranit dhe Izraelit ka hyrë sot në ditën e katërt.
/Reporteri.net/