×
  • Lajme
  • Botë

    DASh paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë drejt Izraelit

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 17:37

    Departamenti amerikan i Shtetit ka ngritur të hënën në  nivelin më të lartë, të katërtë, rrezikun për udhëtim drejt Izraelit, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë që të mos udhëtojnë atje.

    Ky paralajmërim erdhi pas vendimit të Departamentit për të autorizuar largimin vullnetar të familjarëve të stafit të qeverisë amerikane, si dhe të stafit jo-emergjent, për shkak të sulmeve të ndërsjella në vazhdim mes Izraelit dhe Iranit.

    Përveç këtij autorizimi për largim, ambasada amerikane njoftoi dje se “si pasojë e situatës aktuale të sigurisë dhe konfliktit në vazhdim mes Izraelit dhe Iranit, të gjithë punonjësit e qeverisë amerikane dhe familjet e tyre janë urdhëruar të qëndrojnë të strehuar në banesat e tyre deri në një njoftim të dytë.”

    Këshilla e re për udhëtim, e lëshuar të hënën, thekson gjithashtu se “si përgjigje ndaj incidenteve të sigurisë dhe pa njoftim paraprak, Ambasada e SHBA-së mund të kufizojë ose ndalojë më tej udhëtimet e punonjësve të qeverisë amerikane dhe familjeve të tyre në zona të caktuara të Izraelit, Qytetin e Vjetër të Jerusalemit dhe Bregun Perëndimor.”

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!