×
  • Lajme
  • Botë

    Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7 që bën thirrje për deeskalim mes Izraelit dhe Iranit

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 18:25

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk planifikon ta nënshkruajë deklaratën e përbashkët që bën thirrje për deeskalim mes Izraelit dhe Iranit, e përgatitur nga udhëheqësit e G7, raporton CNN.

    Draft deklarata, e përgatitur nga zyrtarët evropianë gjatë samitit të vendeve më të industrializuara, thekson se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se Irani nuk mund të sigurojë armë bërthamore.

    “Nën drejtimin e fuqishëm të Presidentit Trump, Shtetet e Bashkuara janë rikthyer në krye të përpjekjeve për të rivendosur paqen në mbarë botën. Presidenti Trump do të vazhdojë të punojë për të siguruar që Irani të mos arrijë të sigurojë armë bërthamore,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me planet e Trump për deklaratën e përbashkët.

    Vendimi i Trump për të mos nënshkruar këtë deklaratë krijon një ndarje të menjëhershme me homologët e tij, para nisjes së Samitit./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!