Ushtria izraelite ka konfirmuar se qëndron pas sulmit ndaj televizionit shtetëror iranian, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Nga ushtria është thënë se ky televizion përdorej për qëllime ushtarake.
“Ndërtesa përdorej nga Forcat e Armatosura Iraniane nën maskën e aktiviteteve civile, duke fshehur përdorimin ushtarak të infrastrukturës dhe mjeteve të qendrës. Sulmi dëmtoi drejtpërdrejt kapacitetet ushtarake të Forcave Iraniane”.
Konfirmimi i sulmit erdhi pasi shpërthime ndërprenë një transmetim të drejtpërdrejtë të prezantueses Sahar Imami.
“Para sulmit, IDF dha një paralajmërim të avancuar dhe efektiv për popullsinë civile, përfshirë telefonata, dhe kreu sulmin në mënyrë të saktë për të minimizuar dëmtimin ndaj civilëve sa më shumë që ishte e mundur,” tha ushtria izraelite.
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Israel Katz, gjithashtu konfirmoi sulmin ushtarak në studio.
“Autoriteti i propagandës dhe nxitjes së regjimit iranian u sulmua nga IDF pas evakuimit masiv të zonës përreth. Ne do të godasim diktatorin iranian kudo,” tha Katz në X./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.