×
  • Lajme
  • Botë / Reuters

    ShBA forcon opsionet ushtarake të Trump në Lindjen e Mesme duke zhvendosur avionë furnizues

    Reporteri
    16 Qershor 2025 | 20:41

    Ushtria amerikane ka zhvendosur një numër të madh avionësh furnizues me karburant drejt Evropës për t’i ofruar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, opsione ushtarake, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme po shpërthejnë në konflikt mes Iranit dhe Izraelit, kanë deklaruar për Reuters dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti.

    Siç raporton kjo agjenci, zyrtarët kanë deklaruar edhe se se aeroplanmbajtësja amerikane USS Nimitz është në rrugë drejt Lindjes së Mesme, në atë që njëri prej tyre e përshkroi si vendosje të planifikuar më parë, përcjell Reporteri.net.

    USS Nimitz ka kapacitet për 5 mijë persona personel dhe më shumë se 60 avionë, përfshirë avionë luftarakë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!