Një sulm kibernetik ka ndërprerë disa prej shërbimeve të Bankës Sepah në Iran, sipas agjencisë shtetërore iraniane FARS.

Kjo bankë përdoret gjerësisht në pikat e karburanteve në të gjithë vendin, dhe si pasojë e sulmit, mund të ketë ndërprerje në funksionimin e pompave të benzinës.

Sipas FARS, problemi pritet të zgjidhet brenda pak orëve.

Reklamë

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë një grup hakerësh i lidhur me Izraelin, i quajtur “Gonjeshke Darande” apo “Predatory Sparrow”, i cili pretendon se ka shkatërruar të gjitha të dhënat e Bankës Sepah.

Në deklaratën e tyre, grupi e përshkroi bankën si një institucion të përdorur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), duke e akuzuar se ka shmangur sanksionet ndërkombëtare dhe ka përdorur fondet e popullit iranian për të financuar grupet terroriste, programin e raketave balistike dhe atë bërthamor ushtarak të regjimit.

Grupi falënderoi “iranianët trima” që sipas tyre, ndihmuan në realizimin e këtij operacioni, pa dhënë detaje të tjera.

/Reporteri.net/