Ushtria amerikane raportohet se po dislokon më shumë aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme dhe po zgjat qëndrimin e disa avionëve të tjerë luftarakë, duke forcuar kështu praninë ushtarake të SHBA-së në rajon teksa lufta mes Izraelit dhe Iranit po vazhdon, kanë deklaruar tre zyrtarë amerikanë.
Siç raporton Reuters, njëri nga zyrtarët ka deklaruar se dislokimet përfshijnë avionë luftarakë F-16, F-22 dhe F-35, përcjell Reporteri.net.
Dy zyrtarë amerikanë theksuan se dislokimi i avionëve luftarakë ka një karakter tërësisht mbrojtës, duke sqaruar se këto mjete janë angazhuar më parë për të rrëzuar dronë dhe raketa të lëshuara drejt objektivave ushtarake dhe civile.
Pentagoni ende nuk ka komentuar mbi këto raportime.
Pak më herët, Kryeministri britanik, Keir Starmer,deklaroi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk ka deklaruar asgjë që do të sugjeronte se ShBA’ja do të përfshihet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.