Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin, ka thënë se kanë goditur thellë Iranin, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.
Në një konferencë për shtyp, Defrin ka thënë se kanë shënjestruar kapacitetet bërthamore, balistike dhe komanduese.
“Kemi goditur thellë, duke shënjestruar kapacitetet bërthamore, balistike dhe komanduese të Iranit,”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë forcat izraelite kanë vrarë një tjetër figurë të rëndësishme të sigurisë iraniane.
“Ushtria izraelite eliminoi Ali Shadmanin, shefin e shtabit të përgjithshëm të luftës në regjimin iranian. Shadmani mbajti këtë post për vetëm katër ditë përpara se të kishte të njëjtin fat si paraardhësi i tij,” tha Defrin.
Shadmani kishte marrë detyrën pas vdekjes së Gholamali Rashid, i cili u vra në një sulm izraelit javën e kaluar.
Nuk ka ende raportime të menjëhershme në mediat iraniane që të konfirmojnë vdekjen e Shadmanit./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.