Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbuloi se pati një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të martën (17 Qershor) duke hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit.
“Fola me të dje”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në detaje rreth bisedës, siç raportohet nga Interfax.
Presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk është i interesuar, të paktën për momentin, në ofertën e Putinit për të ndërmjetësuar në konflikt. “Ai ofroi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: ‘Më bëj një nder. Kujdesu për vendin tënd më parë. Le të ndërmjetësojmë për Rusinë më parë. Kujdesu për pjesën tjetër më vonë”, tha Trump
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.