Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka kryesuar një takim urgjent të Komitetit të Emergjencave COBRA lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.
Zëdhënësi i Downing Street njoftoi se gjatë takimit ministrat janë informuar mbi përpjekjet në vijim për të mbështetur shtetasit britanikë që ndodhen në rajon, si dhe për të mbrojtur sigurinë rajonale.
Po ashtu, është diskutuar për përpjekjet diplomatike që po zhvillohen në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë.
Vendimi i Starmer për të thirrur këtë takim të nivelit të lartë vjen menjëherë pas kthimit të tij nga samiti i G7-ës në Kanada, ku së bashku me liderë të tjerë botërorë theksoi përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.