Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka shprehur dëshirën për një takim dhe se ai “mund ta pranojë”, ndërsa po përgatitet të zhvillojë një mbledhje në Dhomën e Situatave në lidhje me konfliktin midis Izraelit dhe Iranit.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Trump i përshkroi sulmet izraelite ndaj Iranit si “shkatërruese”.
“Është një gjë e tmerrshme,” u shpreh ai. “Më dhemb kur shoh gjithë atë vdekje, aq shumë vdekje dhe shkatërrim.”
Ai shtoi se Izraeli po i zhvillon me sukses sulmet që synojnë shkatërrimin e kapaciteteve bërthamore të Iranit dhe vlerësoi se para nisjes së sulmeve, Irani ndodhej vetëm disa javë larg përftimit të një arme bërthamore.
Trump tha gjithashtu se ka “disa ide për çfarë të bëjë më tej”, por shtoi: “Më pëlqen të marr vendimin përfundimtar vetëm një sekondë para se të jetë e nevojshme.”
Ai përfundoi duke theksuar se mbështetësit e tij nuk duan të shohin Iranin të pajiset me armë bërthamore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.