×
  • Lajme
  • Fokus 5

    Udhëheqësi suprem i Iranit refuzon bisedimet me SHBA, por Teherani sinjalizon gatishmëri për armëpushim

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 23:33

    New York Times raporton se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka refuzuar mundësinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, por një zyrtar i lartë iranian ka deklaruar se Teherani është i hapur për të takuar të dërguarin e Presidentit Trump apo edhe zv/Presidentin JD Vance.

    Deklarata sinjalizon një gatishmëri të mundshme të Iranit për të hyrë në bisedime për armëpushim, nëse Izraeli ndalon sulmet e tij ushtarake.

    Kjo lëvizje përbën një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet ndërkombëtare për të ulur tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!