I gjithë stafi i Disneyland Paris u trondit nga ajo që pa: një burrë kishte marrë me qira të gjithë parkun, duke e mbyllur për publikun, për të organizuar një martesë përrallash. Po pranë tij ndodhej një vajzë vetëm 9 vjeç, e cila pretendonte se donte të martohej me të.
Ngjarja ka ndodhur në agimin e së shtunës, në një orar kur parku zakonisht është i mbyllur për vizitorët dhe përdoret për evente private. Siguria e parkut, fillimisht e habitur, ndërhyri menjëherë dhe dorëzoi burrin në polici. Lajmi ka shkaktuar zemërim dhe tronditje të thellë në opinion.
Burri, një person shumë i pasur, është arrestuar me akuzën e pedofilisë, së bashku me tre persona të tjerë. Rreth 100 të ftuar që ndodheshin në pritje janë shpërndarë dhe dërguar në shtëpi. Autoritetet franceze nuk kanë dhënë ende detaje mbi kombësinë e të arrestuarit apo të shoqëruesve të tij.
Në një deklaratë zyrtare, drejtuesit e Disneyland Paris thanë: “Pasi konstatuam shkelje të rënda, njoftuam menjëherë forcat e rendit, të cilat ndërhynë pa vonesë. Po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet dhe vetë parku ka bërë një kallëzim penal.”
Prokuroria vendore ka konfirmuar vetëm hapjen e hetimeve penale. Katër të arrestuarit ndodhen në komisariatin e policisë në Chessy, pranë parkut./theguardian/