Tetë persona kanë humbur jetën pasi një balonë me ajër të nxehtë mori flakë dhe u rrëzua në Brazil, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas autoriteteve lokale, edhe 13 persona të tjerë, përfshirë pilotin, u plagosën në incidentin që ndodhi mëngjesin e së shtunës në shtetin jugor të Santa Catarina.
Pamje e publikuara në rrjete sociale shfaqin tymin që del nga balona, e cila ishte përfshirë nga flakët teksa binte me shpejtësi drejt tokës dhe u përplas në një zonë rurale pranë një qendre shëndetësore.
Në video shihet të paktën një person që është hedhur për të shpëtuar nga flakët gjatë fluturimit.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.