×
  • Lajme
  • Botë / Hagë

    “Baba ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, shpërthejnë të qeshurat në takimin Rutte-Trump

    Reporteri
    25 Qershor 2025 | 14:32

    Udhëheqësit botërorë, përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, janë mbledhur për një samit të NATO-s që po mbahet në Hagë, përcjell Reporteri.net.

    Gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Trump diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

    Luftën mes dy vendeve, Trump e krahasoi si me “dy fëmijë në oborrin e shkollës”.

    “Ata zihen keq. Nuk i ndal dot. Lëri të zihen dy, tre minuta. Pastaj është më e lehtë t’i ndalosh,” tha ai.

    Duke iu referuar përdorimit të gjuhës së ashpër dje nga Trumpi, kur fliste për Iranin dhe Izraelin, Rutte tha:

    “Dhe pastaj, babai ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër”, derisa të dy shihen duke qeshur.

    Trump shtoi: “Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër ndonjëherë, herë pas here duhet ta përdorësh një fjalë të caktuar.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!