Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova ka njoftuar se Rusia do të thërrasë së shpejti ambasadorin gjerman për ta informuar atë mbi masat hakmarrëse si përgjigje ndaj asaj që vendi e konsideron si ngacmim ndaj gazetarëve rusë të bazuar në Gjermani.
Zakharova, gjatë njoftimit të saj ka thënë se Gjermania po ushtron “presion dhe ngacmim të pajustifikuar” ndaj gazetarëve rusë dhe anëtarëve të familjeve të tyre, raporton Reuters. Ajo ka folur më parë për raste kur janë revokuar pasaporta dhe janë vendosur kufizime mbi lëvizjen e lirë të gazetarëve.
Sipas zëdhënëses, Rusia është përplasur disa herë me Gjermaninë për këtë çështje dhe në nëntorin e kaluar Rusia ka dëbuar një korrespondent dhe një kameraman gjerman, si një reagim simetrik ndaj veprimeve të Gjermanisë kundër gazetarëve të televizionit shtetëror rus.
Ndërkohë, Gjermania ka thënë se largimi i rusëve nga vendi lidhej me rregullat e qëndrimit, dhe se gazetarët rusë mund të raportojnë lirisht në Gjermani.
Dihet se Rusia vazhdon të akreditojë korrespondentë perëndimorë, megjithëse shumë prej tyre janë larguar nga vendi pas nisjes së luftës kundër Ukrainës në vitin 2022, ndjekur nga miratimi i ligjeve të reja për censurën dhe arrestimi i gazetarit amerikan Evan Gershkovich në vitin 2023 me akuza për spiunazh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.