×
  • Lajme
  • Botë

    Gjarpri i fshehur në pjesën e ngarkesës së aeroplanit, fluturimi shtyhet për dy orë

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 10:22

    Një fluturim i një aeroplani në Australi u vonua për dy orë pasi në të u gjet një gjarpër në pjesën e ngarkesës.

    Gjarpri ishte një gjarpër i gjelbër prej 60 centimetra, i cili rezultoi të ishte i padëmshëm.

    Kapësi i gjarpërinjve, Mark Pelley, tha se në fillim mendoi se gjarpri ishte helmues dhe rrezikonte të fshihej thellë brenda aeroplanit.

    Ai paralajmëroi stafin e linjës ajrore se nëse gjarpri do të zhdukej, do të duhej evakuimi i pasagjerëve.

    Por Pelley e kap gjarprin në tentativën e parë, duke shmangur kështu një kërkim të gjatë dhe të ndërlikuar.

    Gjarpri u dorëzua te një veteriner në Melburn, ku do të marrë kujdesin nga një mbajtës i licencuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!