Franca regjistroi qershorin e dytë më të ngrohtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1900, tha ministria e vendit për tranzicionin ekologjik.
“Qershori i vitit 2025 është bërë qershori i dytë më i nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1900, pas qershorit të vitit 2003”, tha ministrja e Francës për tranzicionin ekologjik, Agnès Pannier-Runacher.
Italia kufizon punën në ambient të jashtëm, ndërsa vala e të nxehtit thyen rekorde në të gjithë Evropën.
Puna në natyrë është ndaluar gjatë pjesëve më të nxehta të ditës në më shumë se gjysmën e rajoneve të Italisë.
Portugalia dhe Spanja po ashtu vuajnë nga temperaturat historike maksimale për qershorin.
Organizata Botërore Meteorologjike dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara për motin dhe klimën, tha dje se do të na duhet të mësojmë të jetojmë me normalitetin e ri të valëve ekstreme të nxehtësisë, të cilat do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive me kalimin e kohës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.