×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi parlamentar

    Vazhdojnë takimet, Osmani pret në zyrë Abdixhikun

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 15:05

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Presidencë për takim me presidenten Vjosa Osmani.

    Takimi i Osmanit me Abdixhikun, vjen pas atij që pati me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe atë të PDK-së, Memli Krasniqi.

    Kurti pas takimit tha se afatet e dhëna në Aktgjykimin e Kushtetueses po rrjedhin dhe se do të bëjnë çmos që edhe me konsensus të konstituojnë Kuvendin, shkruan Reporteri.net.

    E kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se edhe në këtë takim ka rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për gjetjen e një zgjidhje të kësaj krize. Sipas Krasniqit, Aktgjykimi i Kushtetueses e ka bërë të qartë rolin e secilit.

    Takimet e sotme, Osmani pritet t’i përmbyllë me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!