×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Pas Aktgjykimit ka ndodhur përmbysje e rendit kushtetues, LDK do t’i drejtohet Gjykatës

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 16:25

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, për të qartësuar Aktgjykimin.

    Sipas tij, pas këtij Aktgjykimi ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues.

    “Tani duhet ta zbatojmë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Përndryshe bëjmë shkelje të rënda ligjore. LDK do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që ta qartësoj aktin e tanishëm. Pas aktgjykimit, për mendimin tonë ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetuese sepse partia e parë ka refuzuar ta respektojë Gjykatën Kushtetuese”, tha Abdixhiku.

    Deklarata e Abdixhikut erdhi pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani. /Reporteri.net.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!