×
  • Lajme
  • Fokus 3 / Kryeministri në detyrë

    Trump tha se e ndali një konflikt mes Kosovës e Serbisë, Kurti: S’i di planet e SHBA-së, s’kam informacione

    Reporteri
    02 Korrik 2025 | 22:38

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump i cili tha se e ndali një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.

    Kurti tha se nuk ka informacione dhe se s’i di planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Është vështirë tash të them sepse nuk mund t’i di planet që i kanë. Nuk i kam as informacionet e tyre, me siguri Shtëpia e Bardhë ka më shumë informacion se çfarë synimesh operacionale ka pasur Serbia dhe mund të kenë vepruar kundër tyre, faleminderit shumë. Por ato informacione që kanë ata se çfarë ka bërë si plan konkret kundër Kosovës, ne nuk e dimë. Organet tona bashkëpunojnë me SBBA-në, mbase një ditë do t’i kemi ato informacione, por aktualisht nuk i posedojmë ato. ” , u shpreh ai në tëvë1.

    Gjatë një konference për shtyp javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

    Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Kemi bërë shumë punë. Nuk e di nëse ka ndonjë president që ka punuar më shumë se unë. Serbia, Kosova, do të shkonin drejt saj, do të ishte një luftë e madhe. Unë thash që nëse ndodh kjo, ju nuk do të bëni tregti me SHBA-në. Dhe ata thanë që, shiko, ndoshta nuk do të shkojmë drejt asaj. Kjo ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin”, ka thënë Trump.

    Trump, tashmë përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në secilën konferencë për media, sa herë që flet për vendimet e tij që lidhen me politikën e jashtme amerikane dhe konfliktet nëpër botë.

    Trump thotë se kishte kërcënuar Serbinë me ndalje të tregtisë me SHBA-në pas rrezikut për luftë me Kosovën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!