×
  • Lajme
  • Botë

    Shpërthimi i fuqishëm në Romë, shkon në 50-të numri i të plagosurve

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 23:51

    Një shpërthim i madh ka goditur një zonë të banuar në kryeqytetin italian, duke shkaktuar 50 të plagosur, ndërsa autoritetet kanë qetësuar qytetarët mbi nivelin e rrezikut toksik që buronte nga ngjarja.

    Shpërthimi ndodhi në një depo të gazit të lëngshëm (LPG), duke shkaktuar alarm të gjerë dhe mobilizim të menjëhershëm të forcave të emergjencës.

    Sipas Eros Mannino, kreu i Brigadës Kombëtare të Zjarrfikësve, LPG-ja është një lëndë djegëse neutrale dhe jo e rrezikshme për sa i përket toksicitetit.

    Ai shtoi se, ndonëse nuk pati një çlirim të madh të substancave të rrezikshme, ekziston mundësia që mbetje plastike ose materiale të ngurta të kenë prodhuar dioksina, për shkak të djegies së tyre.

    “Në këtë rast specifik nuk pati një çlirim të madh të substancave toksike. Pastaj varet edhe nga kushtet e motit: nëse ka erë, nëse ka qarkullim ajri – atmosfera bëhet më e frymëmarrshme dhe ndotja shpërndahet më shpejt,” sqaroi Mannino.

    Bilanci i të lënduarve është rritur në 50 persona, përfshirë:

    24 civilë

    11 efektivë të policisë

    1 karabinier

    6 zjarrfikës

    3 operatorë të shërbimit emergjent.

    Sipas autoriteteve shëndetësore, një oficer policie ndodhet në gjendje të rëndë me djegie të rënda dhe është klasifikuar me kod të kuq, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Disa nga të plagosurit kërkuan ndihmë mjekësore vetë, duke shkuar në urgjencat më të afërta.

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjitha forcat e përfshira në operacionin e shpëtimit.

    “Dua të shpreh, në emër të Qeverisë dhe timin, falënderime të përzemërta për Forcat e Policisë, Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë Lokale të Romës, punonjësit e shëndetësisë dhe Mbrojtjen Civile. Falë shpejtësisë dhe profesionalizmit në ndërhyrje, u shmangën pasoja edhe më të rënda,” tha Meloni në një deklaratë publike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!