Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kritikuar ashpër ish-aleatin e ngushtë Elon Musk për planin e multimiliarderit për të krijuar një parti të re politike.
“Mendoj se është qesharake të krijosh një parti të tretë”, tha Trump, duke folur me gazetarët para se të hipte në Air Force One.
“Gjithmonë ka qenë një sistem dypartiak dhe mendoj se krijimi i një partie të tretë vetëm sa e shton konfuzionin”.
Pasi e ngacmoi idenë për javë të tëra, Musk postoi në X gjatë fundjavës se kishte krijuar Partinë Amerikane për të sfiduar “Unipartinë” Republikane dhe Demokratike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.