Dymbëdhjetë ushtarë turq kanë vdekur pas ekspozimit ndaj gazit metan gjatë një operacioni kërkimi në një shpellë në Irakun verior, bëri të ditur ministria e mbrojtjes të hënën, shkruan Reuters, përcjell Reporteri.net.
Në një deklaratë, ministria tha se incidenti ndodhi të dielën gjatë një misioni për të gjetur mbetjet e një ushtari turk të vrarë gjatë një operacioni ushtarak kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Ushtarë të tjerë që gjithashtu u ekspozuan ndaj gazit në shpellë janë dërguar në spital për trajtim, tha ministria.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.