×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Pas Rohdes, Kurti flet edhe me Shefin e Zyrës së BE’së rreth konstitutimit të Kuvendit

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 19:53

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

    Ata kanë folur edhe për konstituimin e Kuvendit. Sipas ZKM’së, Kurti gjatë takimit Kurti theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    “Në lidhje me aktualitetin në vend dhe interesimin e ambasadorit Orav, kryeministri theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, si domosdoshmëri për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe vazhdimit të punës së legjislativit ku presin miratim edhe marrëveshje ndërkombëtare kyçe për integrimin evropian të Kosovës si ajo në lidhje me Planin e Rritjes”, thuhet në njoftim.

    Ata kanë diskutuar dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolit të BE-së si vazhdimësi e takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Shkup javën e kaluar.

    “Temë e bisedës ishte edhe situata e sigurisë, ku kryeministri vlerësoi punën dhe angazhimin e instucioneve tona të sigurisë në përballjen me kërcënimet që vijnë nga shtete jo mike”, thuhet në njoftim.

    Konstituimi i Kuvendit ka qenë temë edhe në takimin me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde./Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!