×
  • Sport
  • Sport

    Milani e pret sot përgjigjen definitive të Club Brugget për Jasharin

    Reporteri
    08 Korrik 2025 | 10:35

    Milani është në pritje të një përgjigjeje definitive të Club Brugget për Ardon Jashari.

    “Rossoneri” kanë arritur në limitet e tyre sa u përket ofertës dhe mundësive.

    Sipas gazetarit italian Matteo Moretto, klubi Kuqezi, pasi e avancoi ofertën nga 32,5 milionë euro plus bonuset në ditët ë shkuara, nuk e ka ndërmend të shkojë më shumë.

    Drejtori sportiv, Igli Tare, por edhe vetë gjiganti italian konsiderojnë se oferta është e rëndësishme dhe e duhur për vlerën kartonit të futbollistit shqiptar dhe për klubin belg.

    Moretto më pas konfirmoi se brenda ditës së sotme Milani e pret përgjigjen e Club Brugget.

    Dje, drejtori Tare foli për Jasharin, duke insistuar se Kuqezinjtë e kanë bërë punën e tyre dhe se tash topi mbetet tek klubi belg.

    Gjithashtu, ish-futbollisti i njohur shqiptar tregoi se dëshirë e Jasharit është që të transferohet tek Milani. Mbetet të shihet sot se cila do të jetë përgjigja e Club Brugget, ndërsa mbresat janë se kjo punë do të kryhet mirë dhe se përfaqësuesi zviceran do të transferohet në “San Siro”./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!