Një burrë në aeroportin e Bergamos në Itali ka vdekur, pasi i njëjti ishte futur në pistë dhe është thithur nga motori i aeroplanit, përcjell Gazeta online Reporteri.net.
Mediumi italian “Corriere della Sera” shkruan se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00, kur personi kishte hyrë me forcë në pistë duke vrapuar drejt një avioni privat i cili veçse ishte përgatitur për t’u nisur.
Fluturimet u pezulluan deri në orën 12:00. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një 35 vjeçar.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.